Innovation Bootcamp Albania 2026, edicioni i parë që do të sjellë risi dhe ide mbi sfidat që kanë sot bizneset në vend…
Kjo iniciativë e Match4research dhe Fakultetit te Ekonomise UT vjen si bashkëpunim përmes partnerëve prestigjiozë si: EU4Innovation Program, Delegacioni i BE ne Shqiperi, Ambasada Hollandeze, Dhoma Amerikane e Biznesit (AmCham), UMT, TBU Albacademy, etj.
Innovation Bootcamp Albania do të bëjë bashkë studentë të nivelit master, mentorë si dhe personalitete nga organizatat dhe korporatat më të rëndësishme në vend.
Përgjatë 26-30 tetor, studentët do të shpalosin idetë e tyre, të cilët të ndarë në ekipe do të zhvillojnë idetë e tyre, do të eksplorojnë zgjidhje inovative për sfidat me të cilat përballen sot korporatat dhe organizatat në vend. Idetë e studentëve do të kenë mundësinë të vlerësohen nga një juri e specializuar, duke i motivuar njëherazi që përmes kreativitetit të tyre të jetë i prekshëm dhe real për sektorin e biznesit
Eksploroni aktivitetet e tjera CSR
Zbuloni projekte shtesë dhe përpjekje komunitare që pasqyrojnë angazhimin tonë për ndikim pozitiv.



