Në Ditën Ndërkombëtare të Bibliotekës, punonjësit e Credins bank iu bashkuan nismës së organizatës “Save the Children”, “Një bibliotekë për Thumanën”.
Me mbështetje edhe të platformës @smile.albania, u mundësua dhurimi i mbi 250 librave për fëmijë dhe të rinj të moshës 15-18 vjeç.
Kjo nismë synon të pasurojë hapësirën e bibliotekës me tituj të larmishëm, duke nxitur jo vetëm leximin, por njëherazi duke zhvilluar aftësinë e mendimit kritik, kreativitetin si dhe pasionin për të eksploruar botën përmes dijes...
Credins bank mbështet arsimin, kulturën & edukimin si pjesë të përgjegjësisë së saj korporative, duke përcjellë gjithmonë mesazhin se investimi te fëmijët dhe të rinjtë është i rëndësishëm në çdo kohë për një shoqëri të zhvilluar.
Eksploroni aktivitetet e tjera CSR
Zbuloni projekte shtesë dhe përpjekje komunitare që pasqyrojnë angazhimin tonë për ndikim pozitiv.



