Në kuadër të ofrimit te internshipeve dhe zhvillimin e praktikave mësimore u firmos marrëveshja më e re e bashkëpunimit mes Credins bank dhe Universitetit “Aleksander Moisiu”.
Marrëveshja u firmos nga z. Egi Santo, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Credins bank dhe z. Shkëlqim Fortuzi, Dekan i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Përgjatë takimit u fol edhe për mundësinë e punësimit të talenteve të reja, që e shohin sektorin bankar dhe kryesisht Credins bank, një mundësi të shkëlqyer për karrierën e tyre.
More initiatives
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



