“Paqe”, eshte ekspozita artisitike e rradhes nga artistja e mirenjohur Marjana Goxhabelliu, e cila eshte celur prane ambienteve te hollit qendror te Credins bank. Artisja Goxhabelliu, eshte nje artiste e vecante ne fushen e artit pamor, duke u vleresuar edhe nga kritika nderkombetare, si nje artiste me nje talent te spikatur, duke e kthyer artin e saj ne misherimin e estetikes dhe bukurise.
Permes punimeve te saj, te cilat nje pjese jane tashme te ekspozuara edhe ne banke, artistja shpreh aftesine e jashtezakonshme te kompozimit te ngjyrave, imazheve, drite-hijeve. Pikturat, nuk jane thjesht mjete vizuale, por nje koreografi e drites dhe imagjinates se bukur te artistes. Ajo leviz me natyralitet mes rrymave klasike, impresioniste, ekspresioniste dhe abstrakte, duke krijuar vepra qe ftojne shikuesin te ndaloje, te ndieje meditoje dhe reflektoje.
Eksploroni aktivitetet e tjera CSR
Zbuloni projekte shtesë dhe përpjekje komunitare që pasqyrojnë angazhimin tonë për ndikim pozitiv.



