Credins bank mbështeti AI Business Summit II – AI in Practice, një nga ngjarjet më të rëndësishme kushtuar Inteligjencës Artificiale (AI) në Shqipëri, e cila u përmbyll me sukses duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e dialogut mbi teknologjinë, inovacionin dhe transformimin digjital.
I organizuar nga Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA), samiti mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike, biznesit, akademisë dhe ekspert të fushës së Inteligjencës Artificiale, duke krijuar një platformë të vlefshme për shkëmbimin e ideve, eksperiencave dhe praktikave më të mira.
Për Credins bank, mbështetja e iniciativave që promovojnë inovacionin dhe teknologjitë e së ardhmes është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të kontribuar në zhvillimin e një ekosistemi modern dhe të qëndrueshëm. Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën se si bizneset operojnë dhe ndërveprojnë me klientët, ndërsa nxit zhvillimin e zgjidhjeve më efikase dhe më të avancuara në çdo industri.
Credins bank mbetet e përkushtuar të mbështesë iniciativa që nxisin inovacionin, transformimin digjital dhe zhvillimin e një ekonomie më konkurruese, duke investuar në partneritete që sjellin vlerë për bizneset, institucionet dhe komunitetin.
Eksploroni aktivitetet e tjera CSR
Zbuloni projekte shtesë dhe përpjekje komunitare që pasqyrojnë angazhimin tonë për ndikim pozitiv.



.png)