Tiranë

Credins bank mbështet ekspozitën e Ibrahim Kodrës "Deti dhe Muzika"

Data e ngjarjes
25.9.2026

Nën titullin “Deti dhe Muzika” u çel ekspozita e gjeniut të artit pamor, Ibrahim Kodra.

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh, u organizua edhe një mbrëmje speciale, me të ftuar nga fusha e artit, medias, bota akademike, trupi diplomatik, etj. Në ekspozitë u ekspozuan 41 vepra, të cilat janë pjesë e kolanës së piktorit, të punuara në dekada të ndryshme.

Një nga emrat më të mëdhenj të artit shqiptar të shekullit XX, i nderuar edhe me titullin “Nder i Kombit”, Kodra e ndërtoi karrierën e tij në Itali dhe u bë pjesë e rrethit të madh të artit europian. Përgjatë qëndrimit të tij në Itali, ai ekspozoi veprat e tij përkrah emrave të mëdhenj ndërkombëtarë si Pablo Picasso, Marc Chagall, Henri Matisse, Georges Braque, Fernand Léger, etj.

Ekspozita mundësohet nga Credins bank, si një mënyrë për të nderuar jo vetëm artin shqiptar, por një nga figurat më emblematike, si ajo e Ibrahim Kodrës, që kanë shenjuar historinë e artit të bukur pamor.

Për të gjithë artdashësit, kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur përgjatë 2 muajve, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Një mundësi kjo për të soditur jo thjesht kryeveprat e një gjeniu, por për të kuptuar virtuozitetin e një njeriu të madh, që e jetoi jetën gjithmonë me modesti.

‍