Lushnje

Credins bank merr pjesë në panairin “Ditët e Bujqësisë 2024”

Event Date
April 25, 2024

“Ditët e Bujqësisë” është panairi i çelur në qytetin e Lushnjës, dedikuar agroturizmit Shqiptar.

Stafi i Credins bank në kuadër edhe të fushatës së lançuar pak ditë më parë Agrokredia “Tak Fak”, mirëpriti fermerët për t’iu prezantuar këtë produkt specifik me kushte shumë fleksibël.👨🏼🌾

Ky panair, bëri bashkë biznese nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, i cili erdhi si një mundësi e mirë për fermerët mbi ekspozimin e produkteve të tyre si dhe për t’u njohur me tendencat e fundit globale në sektorin e agrobiznesit.

Credins bank, në strategjinë e saj vazhdon t’i kushtojë rëndësi maksimale financimit të agrobiznesit, duke suportuar në çdo kohë sipërmarrësit apo fermerët në çdo zonë të Shqipërisë.😊

https://youtu.be/UEYpm2NrJO4