Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes, Tirana u mbush me një frymë inovative në eventin EXPO 2024! 💡
Përgjatë 2 ditëve aktive, 40 gra & vajza sipërmarrëse u bashkuan për të eksploruar mundësi të reja dhe për të evidentuar vlerat e tyre unike në botën e biznesit. Seminaret ofruan njohuri mbi aplikimin e granteve, shërbime bankare si dhe njohuri të reja mbi dinamikat e fushës së biznesit, duke i fuqizuar ato për të sfiduar kufijtë e mundësive. 📚
Kënaqësi që Credins Bank edhe këtë vit prezantoi produkte dhe shërbime që promovojnë pavarësinë dhe fuqizimin e grave & vajzave në fushën e biznesit. 💼
Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e veçantë të UN Women dhe institucioneve të tjera që mbështesin dhe zhvillojnë gruan sipërmarrëse. 🌟👩💼
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



