Slush’D, eventi më i madh ndërkombëtar i startup-eve që mbahet çdo vit në Finlandë, vjen për herë të parë edhe në Shqipëri. 🌍🚀
Ky event është një ngjarje e madhe që bën bashkë sipërmarrës të fushës së teknologjisë dhe tërheq investitorë të klasit botëror si: “Venture Capitalists” dhe “Angel Investors”. Tashmë kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për Shqipërinë, për të krijuar një komunitet të ri sipërmarrësish me ide krijuese mbi fushën e inovacionit dhe teknologjisë. 💡🤝
Nga sipërmarrjet më të mira do të kenë mundësinë të vlerësohen me çmime speciale nga juria prestigjioze e investitorëve. Ky edicion i parë i Slush’D do të sjellë në Tiranë edhe themeluesin e Slush dhe Angry Birds, Peter Vesterbacka, i cili është klasifikuar si një ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë. 🏆🎉
Si një nga ngjarjet më të mëdha në botë, ku mblidhen rreth 13,000 pjesëmarrës dhe rreth 5500 investitorë nga e gjithë bota, Credins bank do të mbështesë këtë event të rëndësishëm 2-ditor. Njëherazi, Credins do të jetë prezent me ekspertët më të mirë, për të orientuar dhe ndihmuar çdo investitor me produktet dhe shërbimet tona bankare. 💼🏦
https://youtu.be/KYxHeJNxKEs
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



