Z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank, mori pjesë në inagurimin e lulishtes dhe këndit të ri të lojrave pranë stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë organizuar në datën 27 Janar 2019.
Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale, përkujdesjes ndaj ambjentit dhe komunitetit, Credins Bank mbështeti Bashkia e Tiranës në këtë iniciativë duke kontribuar ndërtimin e hapësirave publike të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të gjelbërta.
Më shumë iniciativa
Eksploroni aktivitetet e tjera CSR
Zbuloni projekte shtesë dhe përpjekje komunitare që pasqyrojnë angazhimin tonë për ndikim pozitiv.



