Një fundjavë ndryshe kjo, sa sportive aq edhe dinamike. “TiranaThlon 2024” edhe këtë vit solli disiplina të ndryshme, si: not, çiklizëm, vrap. Shumë entuziastë, të apasionuar pas sportit, iu bashkuan kësaj maratone, e cila ka një shtrirje ndërkombëtare. 🌍
Aktivitetet, të cilat zhvillohen në natyrë, kanë për qëllim edhe shkëmbimin e eksperiencave mes atyre që janë vullnetarë dhe sportistëve profesionistë. 🤝
Shpirtin e garës e treguan të gjithë sportistët, por ata që spikatën më shumë ishin ata bullgarë, të cilët fituan në kategorinë “Sprint Race” për meshkuj dhe “Olympic Race” për meshkuj dhe femra. Ndërkohë edhe sportistët shqiptarë, Rei Habazaj dhe Elvis Xhafaj, treguan vlera absolute duke dominuar dhe shpallur fitues. 🏆
Credins bank mbështeti këtë aktivitet, për të promovuar jetën aktive në natyrë dhe të shëndetshme. 😊
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



