Tiranë

Credins bank merr pjesë në panairin “Dua të Punoj”

Event Date
October 28, 2024

U zhvillua edicioni i dytë i panairit “Dua të Punoj”, dedikuar personave me aftësi ndryshe. 🌟

Çdo individ ka një histori unike dhe talent të veçantë që mund të kontribuojë, ndaj Credins Bank mirëpriti sot në stendën e saj të gjithë individët që, edhe pse me aftësi ndryshe, shprehin dëshirën e madhe të punësohen. 💼

Mbështetja për njëri-tjetrin, pavarësisht diversitetit, na bën të jemi qenie më humane dhe më të forta në komunitet. Këto nisma janë të rëndësishme në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, ndaj Credins Bank do të vazhdojë të jetë promovuese e çdo aktiviteti që i sjell më shumë vlera komunitetit! 🤝