Tiranë

Credins mbeshtet turneun "Sali Nallbani"

Data e ngjarjes
28.4.2026

Kompeticioni “Sali Nallbani Open” u rikthye edhe këtë vit, duke sjellë energjinë e sportit të bukur, taktik dhe energjik, tenisit. Një turne i ndarë në 5 kategori, i cili përgjatë 10 ditëve solli shpirtin e garës dhe disiplinës.

Përgjatë muajit prill po organizohen turne të ndryshme “junior” për të gjitha grupmoshat, si një mënyrë për të vazhduar traditën e një sporti sa elitar, aq edhe frymëzues për brezat e rinj.Ky event mbështetet nga Credins bank, në kuadër të promovimit të një stili jete sa të shëndetshme, aq edhe aktive, përmes disiplinave dinamike si tenisi.