Lushnje

Credins bank merr pjesë në panairin “Ditët e Bujqësisë 2026”

Data e ngjarjes
28.4.2026

Credins bank mori pjesë në “Ditët e Bujqësisë 2026, panairin më të rëndësishëm dedikuar agrobiznesit shqiptar. Ky panair, që bashkon biznese të ndryshme, prodhues bujqësorë dhe fermerë, vazhdon të jetë një urë lidhëse mes tyre, si dhe me subjekte zhvilluese që mbështesin industrinë e agrobiznesit.

Edhe këtë vit, fermerët u informuan mbi produktet dhe financimet më të reja të Credins, të cilat u vijnë në ndihmë për përmbushjen e nevojave të tyre për zgjerim apo investime në bizneset e tyre.