Edukimi Financiar ishte tematika e një tjetër aktiviteti të rëndësishëm në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, i zhvilluar në ambientet e Credins Bank. 💡
Mikpritëm 60 nxënës dhe studentë, të cilët, përmes një paneli të përzgjedhur, u informuan mbi vlerat e edukimit dhe aftësitë menaxheriale mbi financat që duhet të ketë çdo i ri. 📘
Drejtues të Credins Bank, Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Shtetit dhe Rinisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndanë informacione të vlefshme për të rinjtë. Ata i orientuan drejt aksesimit të paketave financiare bankare, si Paketa e Rinisë nga Credins Bank, pjesëmarrjen në startupe, si dhe shërbimeve të tjera bankare, që ndihmojnë në krijimin e pavarësisë dhe një edukate të mirëfilltë në menaxhimin e financave, si bashkëmoshatarët e tyre në Europë. 🌍
Aktivitete dhe nisma të tilla janë një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një kulture financiare më të fortë në Shqipëri.Credins Bank beson se investimi në edukim financiar është çelësi për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj! 🔑
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



