Education
Tiranë

Java Globale e Parasë 2026

Data e ngjarjes
17.3.2026

Java Globale e Parasë  është aktiviteti i organizuar nga Banka e Shqipërisë, i  cili ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara.

Këtë vit me një tematikë krejtësisht të veçantë “100 Vjet monedhë kombëtare”, Credins bank akordoi çmimet për fituesit e këtij konkursi të zhvilluar në të gjithë Shqipërinë.

Mes shumë punimesh, Credins pati kënaqësinë të shpallte 5 fitues shumë të talentuar nga klasat e IV, nga  qytetet të ndryshme të Shqiperisë.