Tiranë

Kursi i basketbollit per femijet e punonjesve te Credins bank

Event Date
June 29, 2025

Tradita e kurseve sportive për fëmijët e punonjësve tanë, këtë verë vjen me një tjetër disiplinë, atë të basketbollit! 🏀☀️

Për disa javë, fëmijët do të kenë mundësi jo vetëm të argëtohen me njëri-tjetrin duke kaluar pasdite të bukura, por njëherazi do të trajnohen me teknikat e këtij sporti kaq energjik… 💪

Credins bank beson se sporti është mënyra më e mirë për të promovuar një jetë të shëndetshme dhe aktive për fëmijët, ndaj ky aktivitet vjen gjithashtu si një alternativë për t’i mësuar ata me disiplinën dhe për të përjetuar eksperienca të bukura dhe pozitive. 😊

Duke e konsideruar si një investim me vlerë për një zhvillim shumëdimensional, ky është një tjetër benefit që Credins bank ka kënaqësinë ta ofrojë për fëmijët e stafit. 🎁🏆