Tiranë

Partizani kampion i Shqipërisë për sezonin 2025-2026

Data e ngjarjes
8.5.2026

Talente që shënojnë histori suksesi, një skuadër e aksionit që di të sjellë spektakël në çdo lojë…

Me shpirtin e garës dhe ambicjen për të qenë gjithmonë të parët, ekipi i Partizanit arriti një tjetër fitore, duke u shpallur kampion për të 18-ën herë në historinë e klubit. Me rezultatin 3-2, ky ekip mbyll sezonin 2025–2026, duke u pozicionuar si një ekip lider në fushën e volejbollit për meshkuj. Si sponsor i ekipit të Partizanit, ky aktivitet i rëndësishëm u mbështet nga Credins bank, duke theksuar se sporti është një vlerë e vërtetë që bashkon talentet e reja dhe profesionistët.