Tiranë

Ekspozita fotografike ‘1 në 8’

Event Date
October 17, 2024

1 në 8 është ekspozita fotografike e çelur në Credins Bank, në kuadrin e aktiviteteve të mbështetura nga banka për Tetorin Rozë. 🌸

Vizitorët, klientët e Credins Bank dhe jo vetëm do të kenë mundësinë që përmes 16 fotografive të njihen me sfidat që jeta ofron. Punimet shprehin një rrëfim shumë të madh emocional, të cilat vijnë të ndërthurura mes njëra-tjetrës si një kolanë.

Kjo ekspozitë solli ekskluzivisht në një rrëfim të ndjerë dhe të veçantë historinë e Merites, koleges tonë, e cila përmes apelit të saj përçoi një mesazh shumë të fortë, kurajoz dhe emocional për çdo grua dhe vajzë që sot është duke luftuar me kancerin e gjirit.

1 në 8 ishte një himn artistik i realizuar me shumë mjeshtëri nga fotografi Rezart Gurashi, me mbështetjen e organizatës YWCA dhe Credins Bank. 🎀

https://youtu.be/4vsnBlF4XPY