“Rikthimi” është ekspozita artistike e radhës, një iniciativë që tashmë është kthyer në një pjesë të kulturës dhe identitetit të Credins Bank. Kjo ekspozitë sjell një emër të madh të artit pamor, Abaz Hado, artist i merituar dhe i vlerësuar me shumë çmime për punën dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Përmes një koleksioni prej 20 pikturash, punimet ndërthurin natyrën, thellësinë e dritës dhe ngjyrat në një univers plot harmoni artistike. Veprat e tij sjellin gjithashtu peizazhe emocionale, ku çdo tablo duket sikur rrëfen natyrën me bukuritë e saj mistike. Me stilin e tij të veçantë dhe lojën e ngjyrave intensive, artisti krijon një atmosferë të ngrohtë dhe meditative, duke e kthyer ekspozitën në një përjetim estetik dhe shpirtëror.
Sot, Abaz Hado është një nga figurat më të rëndësishme të artit shqiptar dhe krijues i disa galerive, si: Galeria “Odeon” pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Galeria e Pallatit të Madh të Kulturës dhe Galeria e Artit Tiranë (GAT), ku u krijua gjithashtu një fond veprash me artistë shqiptarë dhe të huaj.
Përmes kësaj tradite, Credins Bank vazhdon të krijojë hapësira që jo vetëm frymëzojnë, por edhe nxisin dialogun dhe komunikimin mbi artin, duke sjellë më pranë klientëve emocionin, ndjeshmërinë dhe vlerat që arti përcjell.
Eksploroni aktivitetet e tjera CSR
Zbuloni projekte shtesë dhe përpjekje komunitare që pasqyrojnë angazhimin tonë për ndikim pozitiv.
.png)

