Një tjetër projekt i bukur dhe me vlerë u bë realitet për fëmijët e Fshatit SOS…
Botimi i librit për fëmijë “Pema Këngëtare” nga autorja Rovena Rrozhani, u mundësua nga Credins bank, një projekt i iniciuar nga Fshati SOS, për fëmijët me vështirësi ekonomike.
Në një aktivitet të veçantë, ku morën pjesë përfaqësues të bankës, Fshatit SOS, për fëmijët e komunitetit, u dhuruan dhurata të ndryshme si dhe libri “Pema Këngëtare”. Nën një atmosferë të ngrohtë dhe shumë të bukur, fëmijët e entuziazmuar patën mundësinë të bënin pyetje, të shprehnin mendimet dhe të ndanin emocionet që u solli ky aktivitet i veçantë.
Credins bank vazhdon të jetë e përkushtuar në projekte që mbështesin arsimin cilësor si dhe familjet me pamundësi ekonomike, të cilat janë pjesë e implementimeve të projekteve vjetore të përgjegjësisë sociale.
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



