Tiranë

Credins bank mbështet Eagle Beat Festival

Event Date
June 28, 2025

Eagle Beat Festival, në 3 netë performancash të një spektakli madhështor me DJ-t më të famshëm në botë dhe artistët më të njohur shqiptarë, do të mbetet gjatë në kujtesë… 🎶🔥

Credins Bank & Mastercard, edhe një herë bashkë për një nga eksperiencat muzikore më të jashtëzakonshme, ku çdo moment ishte një triumf i artit ndërkombëtar dhe atij shqiptar. Të gjesh strategji komunikuese me në fokus shpërblimin e klientëve besnikë është një obligim moral që na entuziazmon të bëjmë gjithmonë më të mirën… 😊

Ne jemi krenarë që, përmes mbështetjes së eventeve të ndryshme, kemi ofruar një eksperiencë unike për klientët tanë, të cilët tashmë janë përdorues të shërbimeve tona digjitale. Këto evente kanë qenë një strategji jo vetëm për promovimin e kulturës në komunitet, por njëherazi edhe e shpërblimit të klientëve tanë besnikë me cashback, giveaway e shumë dhurata, duke sjellë një frymë partneriteti sa afatgjatë, aq edhe më të fortë. 🙌🏻⚡