Fier

Credins bank mbeshtet ekspoziten “Art ne syte e endrrave”

Event Date
March 12, 2025

“Art në sytë e ëndrrave” është ekspozita që bëri bashkë 40 gra dhe vajza nga Shqipëria dhe Diaspora, në galerinë e artit të qytetit të Fierit. 🎨✨

Përmes pikturave, skulpturave dhe punimeve të tjera artistike, kjo ekspozitë ka për qëllim të himnizojë figurën e gruas për të gjitha sakrificat dhe sfidat që kalojnë në jetë. 👩‍🎨

Kjo ekspozitë është një urë bashkëpunimi mes grave & vajzave artiste për të shkëmbyer eksperiencat e tyre artistike. 🤝

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për të gjithë dashamirësit e arteve pamore deri më 31 Mars, u mbështet nga Credins Bank në kuadër të mbështetjes së grave artiste. ☺️