Tiranë

Credins bank mbështet eventin “Java Globale e Parasë”

Event Date
March 18, 2025

Eventi “Java Globale e Parasë” u finalizua me sukses edhe këtë vit me një aktivitet special në ambientet e Bankës së Shqipërisë. 🏦

Credins Bank akordoi çmimet për fituesit e konkursit të zhvilluar në të gjithë Shqipërinë. Mes shumë punimesh, Credins Bank shpalli 5 fitues nga klasat e IV-ta, nga qytetet Tiranë, Elbasan, Dibër, Durrës dhe Gjirokastër, të cilët, nën temën “100 vjet Banka e Shqipërisë”, shpalosën kreativitetin e tyre. 🏆✨

Ky projekt disa javor synon të kultivojë te brezat e rinj një mendësi edukuese mbi njohuritë e përgjithshme të historisë dhe administrimit të parasë, duke i ndihmuar të zhvillojnë një kulturë financiare më të shëndoshë dhe një të ardhme më të mirë. 📚💡