Përgjatë panairit “Ditët e Bujqësisë”, Credins bank organizoi ekskluzivisht një workshop të veçantë për fermerët dhe prodhuesit, të cilët u informuan mbi produktet dhe financimet e reja të bankës, si një mundësi e mirë për zgjerimin dhe investimin në bizneset e tyre. 🌾🤝
Një nga programet dhe politikat kryesore të Credins bank në sektorin agro është ofrimi i kredive të specializuara për fermerët dhe bizneset bujqësore. AgroInvest është produkti më i ri, i cili prej pak kohësh përfaqëson një alternativë shumë të mirë, duke ofruar kushte mjaft të favorshme.
Ky panair shërbeu gjithashtu si urë lidhëse mes prodhuesve dhe partnerëve të tjerë, për të rritur bashkëpunimin mes tyre, si dhe me subjekte zhvilluese që ndihmojnë industrinë e agrobiznesit në Shqipëri. 🌱💼
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



