Tiranë

Credins mbeshtet programin “Drejtues për një Ditë”

Data e ngjarjes
9.5.2026

Programi “Drejtues për një Ditë”, i organizuar nga Junior Achievement of Albania, bëri bashkë të rinj nga shkolla të ndryshme të vendit, edhe këtë vit, duke u dhënë mundësinë të përjetojnë nga afër realitetin e botës profesionale dhe të njohin sfidat, përgjegjësitë dhe eksperiencat që shoqërojnë një rol drejtues.

Kënaqësi që mirëpritëm nxënësen Arenca Benja nga shkolla e mesme “5 Tetori” në qytetin e Kuçovës. Përgjatë një dite, Arenca u njoh me mënyrën si funksionon një institucion financiar, me rëndësinë e bashkëpunimit, vlerat e përgjegjësisë korporative, burimeve njerëzore, si dhe rolet vendimmarrëse të bankës. 🏦Bashkëpunimi prej vitesh me Junior Achievement of Albania tregon edhe një herë dëshirën dhe angazhimin tonë të përbashkët për investimin tek brezat e rinj.