Education
Tiranë

Credins mbeshtet projektin e bibliotekes se gjimnazit “Luan Hajdaraga”

Event Date
June 20, 2025

Biblioteka e gjimnazit “Luan Hajdaraga” u pasurua me libra të rinj letrar dhe shkollor, ku gjimnazistët e shkollës do të kenë mundësi të zhvillojnë dijet e tyre. 📚

Credins bank, me kënaqësi mbështeti këtë projekt që i flet dijes dhe dëshirës për të lexuar. Në një aktivitet të veçantë, të rinjtë u shprehën mbi rëndësinë e leximit dhe zgjerimin e formimit të tyre kulturor. 📖✨

Ky projekt i bukur është tashmë edhe një mundësi mjaft e mirë për të përmirësuar përgatitjen dhe rezultatet e nxënësve në provimet e maturës. 🎓✅