Të kesh qasje të ndryshme, sërish botën e sheh me ngjyra dhe e përjeton atë me të njëjtat emocione të forta… ❤️
Në retrospektivën e suportit për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale, Credins Bank ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm dhe të rëndësishëm, me synimin e zhvillimit të tyre në çdo fushë. ✨
Pak ditë më parë u zhvilluan Lojërat Olimpike Speciale Botërore, ku Shqipëria u përfaqësua nga 6 sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale, të cilët treguan se kanë talente dhe vlera të jashtëzakonshme. 5 medalje ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi u fituan pikërisht nga këta fëmijë, për të cilët komuniteti ynë duhet të investojë dhe kontribuojë më shumë. 🥇🥈🥉
Kjo fitore historike, për të cilën ndihemi krenarë për mbështetjen tonë, vjen në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down si një reflektim që çdokush duhet të ketë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tij të plotë dhe për të jetuar me dinjitet! 😊
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



