Tiranë

Ekspozita “Ngjyrat e Dimrit” nga Helidon Haliti

Event Date
January 20, 2025

Përmes ekspozitës më të re të çelur në Credins Bank, stinën e ftohtë të dimrit e sjellim të bukur, të gjallë dhe me nota folklorike. 🎨

Mjeshtri i madh i artit figurativ, Helidon Haliti, rikthehet me punime të reja në ekspozitën më të veçantë “Ngjyrat e Dimrit”. ❄️🖌️

Klientët e Credins Bank do të kenë mundësinë të shikojnë 20 piktura të punuara në vaj kanavace, duke nxjerrë në pah individualitetin artistik të piktorit. Kënaqësi që bashkëpunimin e parë për këtë vit e kemi me një nga figurat më të mëdha të artit vizual shqiptar. 🖼️👏

Edhe ky vit na gjen të inspiruar për të përkrahur çdo iniciativë të bukur kulturore, duke sjellë gjithmonë në vëmendje rëndësinë e mbështetjes së artit dhe traditës tonë shqiptare. 🌟