Kavajë

Festë dhe përkujdesje për të moshuarit në Kavajë

Event Date
December 29, 2025

Nën atmosferën festive të fundvitit, Credins bank shërbeu një drekë të veçantë për 70 të moshuar pranë Shtëpia e të Moshuarve Sefer Dervishi në qytetin e Kavajës. Aktiviteti u organizua me qëllimin për të sjellë ngrohtësi, gëzim dhe ndjesinë e festës tek ata që kanë më shumë nevojë për përkujdesje.

Përveç drekës festive, u shpërndanë dhurata të personalizuara dhe u krijuan momente argëtuese me muzikë dhe aktivitete sociale, duke e kthyer ditën në një përjetim të bukur për të gjithë pjesëmarrësit.

Përmes politikave të përgjegjësisë sociale, banka vijon të qëndrojë pranë komuniteteve më të ndjeshme, duke ndarë jo vetëm ndihmë konkrete, por edhe vëmendje, respekt dhe dashuri, vlera që bëhen edhe më të rëndësishme gjatë periudhës së festave.