Në prag të festave të fundvitit, Credins nank organizoi një festë të veçantë për fëmijë nga familje me të ardhura të pakta dhe për fëmijë jetimë nën kujdesin e Kryqi i Kuq Shqiptar. Aktiviteti u konceptua si një ditë gëzimi dhe solidariteti, ku 50 fëmijë përjetuan momente të mbushura me buzëqeshje.
Punonjësit e bankës përgatitën një drekë speciale, organizuan lojëra argëtuese dhe surpriza festive, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Momentet më të bukura për vogëlushët ishin dhuratat e personalizuara për secilin prej tyre, të mundësuara nga angazhimi i stafit dhe të dorëzuara simbolikisht nga Babagjyshi.
Për stafin tonë, kjo ishte më shumë se një festë, ishte një akt dashurie dhe përkushtimi ndaj komunitetit. Në ditë kur nevoja për kujdes dhe vëmendje ndihet më fort, ne besojmë se solidariteti dhe humanizmi janë dhuratat më të çmuara që mund të ndajmë.
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



