Atmosfera e solidaritetit dhe entuziazmit sportiv bashkoi stafin tonë në një moment të veçantë, teksa ndoqëm së bashku ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Në ambientet e FunZone, energjia ishte në maksimum dhe emocionet u ndanë si një ekip i vetëm, me zemrën kuqezi.
Si sponsor zyrtar i Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, Credins bank mbetet krenare të mbështesë sportin dhe të promovojë frymën e bashkimit, pasionit dhe përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Ky moment ishte më shumë se një ndeshje – ishte një përjetim i përbashkët që forcon kulturën e ekipit dhe vlerat që na bashkojnë, brenda dhe jashtë fushës së lojës.
More initiatives
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



