Tiranë

#NDAL dhunës ndaj grave

Event Date
November 25, 2025

International Day for the Elimination of Violence against Women, Credins bank i bashkohet edhe këtë vit fushatës globale #NDAL, duke përcjellë një mesazh të qartë: nuk ka asnjë justifikim për dhunën ndaj grave.

Si anëtare e UN Women, banka vijon të angazhohet për mbështetjen e kauzave që synojnë eliminimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e grave në komunitet. Promovimi i barazisë, sigurisë dhe zhvillimit të grave mbetet një element thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të emancipuar.

Përmes pjesëmarrjes në nisma sensibilizuese dhe projekte konkrete sociale, ne synojmë të jemi një zë aktiv që kontribuon në ndryshim pozitiv dhe në krijimin e një mjedisi ku çdo grua ndihet e respektuar, e sigurt dhe e fuqizuar.