Pasioni dhe talenti për futbollin u kurorëzuan në një mbrëmje emocionesh dhe vlerësimi në eventin Topi i Artë 2025, ku sportistët më të mirë u nderuan me çmime speciale për arritjet e tyre gjatë vitit. Ceremonia solli fitues, performanca artistike dhe të ftuar specialë, duke krijuar një atmosferë festive dhe energji pozitive që e bëri natën vërtet të paharrueshme.
Ky event, i mbështetur nga Credins bank, ishte një himn nderimi për sakrificën, përkushtimin dhe rrugëtimin e çdo sportisti shqiptar. Përmes këtij celebrimi u vlerësua kontributi i tyre në ngritjen e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe në frymëzimin e brezave të rinj.
Mbështetja e sportit mbetet një investim në vlera që bashkojnë shoqërinë: disiplinë, punë ekipore dhe krenari kombëtare.
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



