Në një aktivitet të veçantë kulturor promovuam librin “Keqkuptimi” nga shkrimtarja e njohur Ledia Xhoga, duke krijuar një hapësirë frymëzuese dialogu mbi letërsinë dhe krijimtarinë artistike. Në bibliotekën Credins një oaz i dedikuar kulturës dhe dijes, stafi pati mundësinë të kalojë momente të pasura diskutimi dhe reflektimi mbi rrugëtimin letrar të autores.
E vlerësuar për talentin dhe kontributin e saj në letërsinë bashkëkohore shqiptare, Ledia Xhoga është nominuar për çmimin prestigjioz Booker Prize, duke u renditur ndër zërat më të spikatur pas figurës së madhe të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Çdo libër përfaqëson një dritare drejt njohjes dhe zhvillimit personal. Përmes bibliotekës sonë, ne synojmë të nxisim rritjen intelektuale dhe profesionale të punonjësve, duke promovuar kulturën e leximit si një vlerë thelbësore të zhvillimit të vazhdueshëm.
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



