Skuadra shqiptare u bë pjesë e Olimpiadës Botërore të Inteligjencës Artificiale në Kinë, një rrugëtim sfidues dhe frymëzues që solli në qendër të vëmendjes pasionin e të rinjve për teknologjinë dhe inovacionin. Pjesëmarrja në këtë kompeticion ndërkombëtar përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e talenteve të reja shqiptare në fushën e inteligjencës artificiale.
Gjatë disa ditëve të konkursit, të rinjtë patën mundësinë të përjetojnë një eksperiencë unike, duke shkëmbyer njohuri, ide dhe kultura me bashkëmoshatarë nga e gjithë bota. Ky bashkëpunim ndërkombëtar shërbeu jo vetëm si një garë teknologjike, por edhe si një platformë rritjeje personale dhe profesionale.
Ky aktivitet u bë i mundur falë mbështetjes së Credins bank, e cila vijon të investojë në zhvillimin e brezit të ri dhe në nxitjen e talenteve që e shohin teknologjinë si të ardhmen e tyre. Mbështetja e iniciativave të tilla është një dëshmi konkrete e angazhimit për të kontribuar në një shoqëri më të avancuar dhe më inovative.
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



