Një tjetër edicion frymëzues i nismës humane dhe sociale “Rrathë Dhurues” u zhvillua nga Partners Albania, duke forcuar edhe një herë kulturën e filantropisë dhe përgjegjësisë sociale në vend. I ndërtuar mbi parimet e një jete më të mirë dhe të një shoqërie në zhvillim të qëndrueshëm, edicioni i shtatë mundësoi financimin e disa projekteve me vlerë të veçantë për komunitetin.
Donatorë nga sektori privat, institucione diplomatike dhe organizata të shoqërisë civile u bashkuan për të kontribuar jo vetëm financiarisht, por edhe për të përcjellë mesazhe të forta sensibilizuese mbi rëndësinë e solidaritetit dhe angazhimit qytetar.
Në këtë rrugëtim të përgjegjësisë sociale, Credins bank zgjodhi të mbështesë projektin “MALGA” (mal, gur, ajër), një mision i përkushtuar ripërtëritjes dhe mbrojtjes së bukurive natyrore të zonës së Lurës në Mali i Dejës. Ky angazhim përfaqëson një hap konkret drejt mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të trashëgimisë natyrore shqiptare.
Përmes mbështetjes së iniciativave të tilla, ne synojmë të japim shembullin e një angazhimi të vazhdueshëm pranë komunitetit, duke kontribuar në një të ardhme më të gjelbër, më të ndërgjegjshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Explore other CSR activities
Discover additional projects and community efforts that reflect our commitment to positive impact.



