Tiranë

Sport për një kauzë: “Mbështet si Maratonomak”

Event Date
October 20, 2025

Një kauzë e veçantë bashkoi stafin e Credins bank në nismën “Mbështet si Maratonomak”, me qëllimin për të mbështetur fëmijët me Sindromën Down përmes sportit dhe solidaritetit. Pjesëmarrja në Maratona e Tiranës 2025 u kthye në një përjetim emocional, ku çdo kilometër përfaqësonte përkushtim, bashkim dhe energji pozitive.

Kjo garë përcolli një mesazh të fortë për komunitetin: rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm, aktiv dhe të motivuar përmes sportit. Aktivitetet sportive nuk janë vetëm sfida fizike, por edhe ura që lidhin njerëzit me kauza sociale që bëjnë diferencë reale.

Përmes angazhimeve të tilla, ne promovojmë vlera që ndërtojnë një shoqëri më të ndërgjegjshme, më sociale dhe më aktive — sepse rruga e vlerave kalon gjithmonë përmes pasionit dhe veprimit.