Në Taranto të Italisë, arena mesdhetare është kthyer në skenën ku sportistët më të mirë të rajonit po garojnë në eventin më të madh të vitit “Lojërat Mesdhetare 2026”.
Mes tyre, edhe Shqipëria po përfaqësohet denjësisht me një delegacion të gjerë sportistësh ambiciozë dhe të talentuar, që garojnë në disa disiplina, si: not, mundje, çiklizëm, padel, boks etj.
Në finalen e peshës 74 kg Islam Dudaev triumfoi me medalje ari, duke u shpallur kështu kampion në këtë kompeticion. Ndërkohë vendi ynë rrëmbeu edhe 2 medalje të tjera të argjendta dhe të bronzta, sërish në disiplinën e mundjes.
Credins bank, si Sponsor Zyrtar i KOKSH, mbështet fushën e sportit si pjesë të angazhimit të saj në kuadër të përgjegjësisë korporative, duke qenë gjithmonë pranë nismave/eventeve që kontribuojnë në zhvillimin e sportit në vend.
Eksploroni aktivitetet e tjera CSR
Zbuloni projekte shtesë dhe përpjekje komunitare që pasqyrojnë angazhimin tonë për ndikim pozitiv.



