Përmet

VjosArt rikthehet si një festë e kulturës, kreativitetit dhe shpirtit të lirë përgjatë brigjeve të Vjosës

Data e ngjarjes
21.5.2026

Mbi 200 artistë nga vendi dhe rajoni do të sjellin muzikë, performancë, art dhe emocione në Përmet, Bylis, Fier dhe Vlorë, duke e kthyer artin në një urë lidhëse mes njerëzve, trashëgimisë kulturore dhe natyrës së bukur të vendit tonë.

Si pjesë e politikave tona të përgjegjësisë sociale, duke mbështetur VjosArt, Credins i bashkohet edhe kauzës për mbrojtjen e mjedisit, në ruajtjen e lumit Vjosa, si një nga bukuritë dhe pasuritë më të çmuara të Shqipërisë. Angazhimi ynë korporativ është gjithashtu të vazhdojë t’i japë zë promovimit të turizmit kulturor, për një komunitetet gjithmonë vital.